Rifillojnë punimet për restaurimin e gjimnazit të parë në Ferizaj

Rifillojnë punimet për restaurimin e gjimnazit të parë në Ferizaj

Kultura March 24, 2023 - 22:14

Një ditë pas nisjes së punimeve për restaurimin e gjimnazit “Ismail Qemali”, dikush ia vuri flakën këtij objekti.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka bërë të ditur se pas kësaj ndodhie janë bërë vlerësimet e duhura dhe se tani punimet për restaurimin e këtij gjimnazi kanë rifilluar, raporton Zeri.info.

“Me 13 mars patën nisur punimet për restaurim. Në mëngjesin e hershëm të 14 marsit ndërtesës iu vu zjarri. Disa ditë zgjati angazhimi i zjarrfikësve. Pasi na u mundësua qasja, bëmë vlerësimin e dëmeve. I mobilizuam të gjitha kapacitetet për t'i mbyllur procedurat e nevojshme. Sot, vetëm 10 ditë pas zjarrvënies, punimet kanë rifilluar.

Shkolla e parë shqipe (gjimnazi i vjetër) "Ismail Qemali" në Ferizaj do të restaurohet”, shkroi ai në Facebook. /Zëri