Ejupi takon Kadarenë: Ai është krenaria e kombit shqiptar dhe ambasadori i përjetshëm i kulturës shqiptare

Ejupi takon Kadarenë: Ai është krenaria e kombit shqiptar dhe ambasadori i përjetshëm i kulturës shqiptare

Kultura June 07, 2023 - 14:11

Sipërmarrësi Remzi Ejupi gjatë ditës së sotme është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili po qëndron në Kosovë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ejupi ka bërë të ditur se ky takim ishte mjaftë emocionues dhe se Kadare është krenaria e kombit shqiptar dhe ambasadori i përjetshëm i kulturës shqiptare.

Po ashtu Ejupi ka bërë të ditur se Kadareja ia ka dhuruar romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, përderisa ka kujtuar edhe periudhën e para 11 vitesh kur Ejupi kishte sjell në Prishtinë librin e Kadaresë të botuar në Gjermani.

Postimi i plotë i Ejupit, pa ndërhyrje:

Takim me Kadarenë pas 11 vitesh

Para më shumë se 11 vitesh dhe me rastin e vizitës së tij të parë në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, miq nga Prishtina me Luan Mulliqin, atëbotë Drejtor i Galerisë Kombëtare, më thërrasin në Telefon.

Në Gjermani posa ishte botuar një nga librat e ri të Ismail Kadaresë – “Pallati i Ëndrrave”, nga Amman Verlag. Detyra ime nuk ishte e lehtë- librin e posabotuar duhet ta dërgoja në Prishtinë nga një aeroport gjerman.... gjë që arritëm ta bëjmë... vetëm katër orë pas telefonatës nga Prishtina, me Fluturim Special "Pallati i Ëndrrave" ishte në duart e Ismail Kadaresë!

Kurrë nuk do ta harroj fjalinë e asaj kohe të Kadaresë: “Sa e shpejtë është Posta Shqiptare”, tha ai. Sot kur e takoj pas 10 Vitesh nuk kam si të mos ndjehem krenar me Krenarinë e Kombit shqiptar dhe Ambasadorin e Përjetshëm të Kulturës shqiptare, Ismail Kadarenë!