Rama: Në prill të 2024 nis ndërtimi i Qendrës Multikulturore

Rama: Në prill të 2024 nis ndërtimi i Qendrës Multikulturore

Kultura June 09, 2023 - 21:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në prill të vitit 2024, do të nis ndërtimi i Qendrës Multikultutore në kryeqytet.

Kështu ka thënë ai në natën përmbyllëse të edicionit të 13-të të Chopin Piano Fest Prishtina, raporton klankosova.tv.

“Në prill të vitit 2024 do të fillojmë me ndërtimin e sallës multikulturore, ku brenda saj do të jetë edhe salla koncertale ku do të mund të mbahet Chopin Piano Fest Prishtina”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama ka treguar se ky projekt ka marrë mbështetje edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe nga Bashkimi Evropian.

I pranishëm në sallën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare ku po mbahet koncerti është edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Edicioni i 13-të i kësaj ngjarje të madhe tradicionale kulturore, po përmbyllet nën tingujt e pianistes së mirënjohur amerikane, Avery Gagliano, e cila është edhe fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Pianos Chopin në ShBA./klankosova