Miratohen 18 asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e MKRS-së

Miratohen 18 asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e MKRS-së

Kultura June 10, 2023 - 10:28

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka miratuar shpalljen e tetëmbëdhjetë aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Këshilli i Kosovës për Trashëgimi me anë të një postimi në Facebook.

Në propozimet e lartëcekura hyjnë Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Xhamia e Çarshisë, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Kino Lumbardhi dhe jo vetëm.

“Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore  miratoi shpalljen e tetëmbëdhjetë (18) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas një procesi shqyrtimi profesional të dosjeve nga Bordi dhe zyrtarët profesionalë të KKTK-së në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, znj.Zanita Halimi, të mbajtur më datë 09.06.2023, anëtarët e Bordit me votim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve:

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë

Bibloteka “Hivzi Sylejmani”- Prishtinë

Kulla e Sahatit – Prishtinë

Muzeu Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

Shtëpi banimi e familjes së Hynilerëve – Prishtinë

Xhamia e Çarshisë – Prishtinë

Xhamia e Jashar Pashës – Prishtinë

Kino Lumbardhi – Prizren

Kërëk xhamia – Namazxhah – Prizren

Kompleks banimi i familjes Hadro- Prizren

Shtëpia e Muhamer Shabanit – Përlepnicë, Gjilan

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Prekaz – Skenderaj

Hamami i Vjetër – Vushtrri

Kompleksi i Kullës së Isë Boletinit – Zveçan

Konaku i Tahir Beut – Pejë

Konaku i Kasapollëve – Pejë

Kulla e Sahatit – Rahovec

Lokaliteti Arkeologjik “Vendenis” në Gllamnik – Podujevë.Prej sot, 46 asete të trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe arkitekturore kanë mbrojtje të përhershme”, thuhet në njoftim.