Kosovë në Berlinale2025, me filmin “Mua besojë më shpëtoi portreti”
Foto: Facebook

Kosovë në Berlinale2025, me filmin “Mua besojë më shpëtoi portreti”

Kultura February 23, 2025 - 11:41
Artisti kosovar merr pjesë në Berlinale me filmin e tij, Kurti shkon atje, ambasadori Ajeti publikon një fotografi

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fotografi nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin me kryeministrin Albin Kurti.

Në fotografi shihen edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri dhe artisti Alban Muja i cili merr pjesë në Berlinale me filmin e tij.

“Mbrëmë në Award Ceremony në Berlinale ë me Kryeministrin Albin Kurti, Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës Blerta Zeqiri dhe Alban Muja artistin tonë të njohur, filmi i të cilit „Mua besojë më shpëtoi portreti“ është pjesë e këtij festivali”, shkroi ambasadori Ajeti në një postim në Facebook.