
Haradinaj merr pjesë në përurimin e librit “Nën një qiell me pupla” të kolonel Ade Clewlow
Kultura
March 06, 2025 - 13:25
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Nën një qiell me pupla” të kolonel Lejtënant Ade Clewlowit.
Clewowi nga përvoja e tij si oficeri i NATO-s pranë TMK-së ka sjellë dëshmi për periudhën 2008-2009 në Kosovë, raporton Zeri.info.
“Vitet e para të shtetësisë sonë, të përjetuara përmes syve të një miku të Kosovës, paraqesin një pasqyrë objektive të sfidave dhe arritjeve tona. Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e historisë sonë të re dhe marrëdhënieve të ngushta me aleatët tanë strategjikë”, u shpreh ai.
Haradinaj falënderoi Clewlowin për përkushtimin dhe kontributin ndaj Kosovës, duke theksuar se NATO-ja mbetet partner besnik i vendit. /Zëri