
“Fjala ime ka etje”, aktiviteti i bibliotekës “Hivzi Sylejmani” për 7 Mars
Kultura
March 06, 2025 - 14:20
Biblioteka “Hizvi Sylejmani” ka njoftuar se nesër do të zhvillohet një takim letrar më mësueset, profesoreshat e gazetaret të cilat kanë qenë prijatare të poezisë në Kosovë.
Kjo ngjarje titullohet “Fjala ime ka etje”, në kujtesë dhe nderim për motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat e hapën Shkollën e Parë Shqipe në Korçë, më 7 mars 1887.
Në këtë ngjarje do të lexohen krijime të poeteshave të ndjera dhe do të interpretohen këngë shqiptare, bëhet e ditur në njoftim. /Zëri