Në Frasnita të Kalabrisë është përuruar shtatorja e Antonio Belushit

Në Frasnita të Kalabrisë është përuruar shtatorja e Antonio Belushit

Kultura September 17, 2025 - 10:17

Skulptori Gëzim Muriqi e ka punuar shtatoren e priftit arbëresh Antonio Belushi e që është përuruar në Frasnita të Kalabrisë, pikërisht në 91-vjetorin e lindjes.

Atë Antonio Belushi tërë jetën ia kushtoi popullit, kulturës, identitetit dhe ndërlidhjes vëllazërore të arbëreshëve me vendlindjen dhe me mbarë kombin arbënor.

Ai ishte meshtar i ritit kishtar bizantin që i përket Eparkisë arbëreshe të Lungro-s, në Kalabri, themeluar në vitin 1919 nga arbëreshët.

Ashtu si meshtarët e tjerë të ritit kishtar bizantin, Antonio Belushi ishte jo vetëm bari dhe prijës shpirtëror, por si gazetar e studiues kontribuoi edhe në njohjen e identitetit arbëresh, duke kultivuar zhvillimin kulturor të komuniteteve arbëreshe kudo shërbeu si famullitar. /kultplus

Image

Image

Image