Pianistja Lule Elezi u prezantua me koncert recital në “Supraska Wiosna Chopinowska” në Poloni
Lule Elezi, pianistja e njohur kosovare është prezantuar së fundi me disa koncerte në Poloni, e së fundi është prezantuar edhe me koncertin e saj recital në “Supraska Wiosna Chopinowska”, në Suprasil të Polonisë.
Për këtë paraqitje ka njoftuar pianistja Elezi, e cila është shprehur të jetë një prej mbrëmjeve që kirjuan një urë të padukshme të emocioeneve mes saj dhe publikut të shumtë.
“Në një qytet si Suprasil, ku natyra, spiritualiteti dhe arti bashkëjetojnë në harmoni të plotë, pata kënaqësinë të mbaj koncert recital në kuadër të Festivalit “ Supraska Wiosna Chopinowska”, në Suprasil të Polonisë.
Kjo mbrëmje u bë urë e padukshme mes emocioneve të mia dhe ndjeshmërisë së publikut.
Falënderim të veçantë për organizatorët e koncertit: Centrum Kultury dhe drejtorit, Lukasz Lupicz – Lapinski si dhe Shoqatës Frederic Chopin në Varshavë- dega në Suprasil me kryetar, Wieslaw Szczepaniak, për organizimin dhe mikëpritjen e ngrohtë.
Faleminderit çdonjërit që ishte pjesë e kësaj mbrëmjeje të Festivalit”, ka shkruar Elezi. /kultplus
