Rast i rrallë, lind foshnja me motrën binjake që po rritej brenda saj

Rast i rrallë, lind foshnja me motrën binjake që po rritej brenda saj

Kuriozitete March 21, 2019 - 19:15
Lexoni detajet

Një vajzë e vogël lindi me motrën e saj binjake, të paformuar por ende në rritje me kordonin e vet kërthizor, brenda saj.

Vajza e vogël e quajtur Itzamara, e lindur më 22 shkurt në Barranquilla të Kolumbisë, është një shembull tepër i rrallë i lindjeve fetus-në-fetu, i përshkruar fillimisht në 1808, por që është parë rrallë që nga ajo kohë.

Disa nga rastet tjera, kryesisht në Azi, janë zbuluar pas lindjes dhe mjekët që fillimisht kishin menduar se foshnjat kishin ciste kuptuan se bëhej fjalë për një fetus.

Por, rasti i fundit ka hyrë në një terren të ri pasi mjeku specialist i nënës, Dr Miguel Parra-Saavedra, e ka zbuluar atë në javën e 35-të të shtatzënisë përmes skanimit me teknikën me ultratinguj 3D/4D.

Itzamara lindi përmes operacionit cezarian në javën e 37-të, për të parandaluar rritjen e binjakes së saj dhe dëmtimin e organeve të saj të brendshme.

Një ditë më vonë mjekët kryen operacionin për të hequr binjaken e saj, 45 milimetër dhe me peshë 14 gramë, që vdiq kur iu pre kordoni kërthizor.
Fetusi kishte krahë dhe këmbë, por nuk kishte zemër dhe tru.

Dr Parra-Saavedra tha se “në thelb Itzamara ishte shtatzënë me motrën e saj”.

“Ishte një nga gjërat më të çuditshme dhe më interesante që mund të shihni në mjekësi”.

Tani, një muaj më vonë, Itzamara gëzon shëndet të plotë me pothuajse asnjë dëmtim apo shenjë dëmtimi në barkun e saj.

Binjakët fetus-në-fetus ndodhin si rezultat i ndarjes së qelizave të vonshme, që do të thotë se binjakët nuk janë plotësisht të ndarë. Njëri lidhet me nënën nëpërmjet placentës, ndërsa tjetri – më i vogël – lidhet me binjakun përmes venave të tij. Përderisa binjaku i madh rritet, binjaku më i vogël absorbohet në barkun e të parit.

Image 
Image