Ky është kryeqyteti evropian që nuk ka të asnjë të pastrehë

Ky është kryeqyteti evropian që nuk ka të asnjë të pastrehë

Kuriozitete March 23, 2019 - 13:47
Lexoni detajet!

Helsinki, kryeqyeti i Finlandës është një prej vendeve me mirëqenien më të mirë në Evropë, ku sipas disa statistikave që ka publikuar BBC, numri i të pastrehëve në këtë qytet është shumë zero. 

Përderisa jemi mësuar të shohim në çdo cep rruge një të pastrehë që kërkon lëmoshë e ngrin në ditët e ftohta të dimrit, në vendet tjera edhe në Kosovës gjithashtu, në Helsinki ky numër është 0.

Numri i të pastrehëve është shumëfishuar që prej vitit 2010 shkruan BBC. Mirëpo qeveria finlandeze i ka marrë masat dhe të pastrehët kanë qenë në qendër të politikave sociale gjatë 30 viteve të fundit.

Në vitin 1987, atje kishte më shumë se 18,000 njerëz të pastrehë. Ndërsa shifrat e 2017, tregojnë se ishin rreth 6,600 njerëz të klasifikuar si pa shtëpi. /Metro