Arrestohet një person pasi iu gjet diçka e çuditshme në valixhen e tij

Arrestohet një person pasi iu gjet diçka e çuditshme në valixhen e tij

Kuriozitete March 23, 2019 - 22:02
Lexoni detajet

Një rus është arrestuar në aeroportin e Balit pasi ka tentuar që ta kontrabandojë një orangutang të vogël të cilin e kishte droguar dhe e kishte vendosur në valixhe, për ta transportuar në Rusi. Turisti përballet me gjobë prej 7.000 dollarë, dhe pesë vite burg.

Të premten mbrëma, Andrei Zhestkov, u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtarë të Ngurah Rai, para se aeroplani të nisej për në Rusi, raporton The Independent. Zyrtarët e aeroportit e gjetën një orangutang dy vjeçar i cili po flinte në një shportë e cila ishte e mbyllur në një valixhe.

Zhvestkov, 27 vjeçar, i tha zyrtarëve që orangutangun ia kishin dhënë shokët e tij, të cilët e kishin paguar 3.000 dollarë për ta bërë transportin. Ai tha se shoku i tij, i cili gjithashtu është nga Rusia, e bindi atë që ta transportojë orangutangun, sepse ai pretendonte që atë ta shfrytëzonte si kafshë shtëpiake.

Tani, kontrabanduesi është ndaluar dhe përballet me pesë vite burg, dhe 7.000 dollarë gjobë, raporton Fox News, transmeton Express.

Image