Zgjidh kafshën që të pëlqen më shumë dhe zbulo mesazhin që ka për ty

Zgjidh kafshën që të pëlqen më shumë dhe zbulo mesazhin që ka për ty

Kuriozitete April 20, 2019 - 18:37
Lexoni detajet

1. Koala Cilësitë thelbësore të personalitetit tënd janë dashuria për barazi, drejtësia dhe neutraliteti. Ndihesh mirë kur je vetëm. Ndonjëherë i jep jetës një sens izolimi dhe boshllëku, por në të vërtetë nuk është kështu. E megjithatë, çuditërisht, të pëlqen kur krijohet pak kaos në jetën tënde. Karakterizohesh nga këto fjalë: Pafajësi, barazi, qartësi, organizim dhe autonomi.

2. Kali i detit- Je njeri i ndjeshëm, i dhimbsur dhe i mirëkuptueshëm. Je një nga ata njerëz që mendojnë fillimisht për të tjerët e më pas për veten. Njerëzit drejtohen gjithnjë nga ty kur duan ndihmë. Lëndohesh gjithnjë nga komentet negative të të tjerëve, por nuk e shpreh kurrë. Njerëzit, si rregull, tërhiqen shumë nga karizma jote dhe joshja që ke. Je idealist/e dhe ëndërron një botë ku të mund të ‘heqësh qafe’ realitetin e tmerrshëm. Njerëzit që nuk të njohin mund të mendojnë se je ekscentrik/e, sepse kalon shumë kohë në botën tënde imagjinare.

3. Colibrì- Po përpiqesh të mbrohesh nga negativiteti që të rrethon. Duke ndjekur këtë objektiv, heq shumë shpesh nga jeta jote njerëz që mund të jenë ‘toksikë’ për ty. Do të rrethohesh nga njerëz që të motivojnë dhe të mbështesin gjithmonë.

4. Elefanti- Je njeri i mirë, tek i cili mund të besosh. Je spontan/e dhe i/e qetë në të njëjtën kohë. Mendon gjithmonë të bësh diçka. Je shumë i/e përgjegjshëm/e për çdo gjë që bën në jetë. Ndonjëherë bëhesh kokëfortë, shumë emotive/e apo tejet i/e ftohtë dhe indifferent/e.

5. Ujku- Karakterizohesh nga një tip shumë i ngrohtë, optimist, i shkëlqyer dhe i mirë. Të pëlqen të ndihmosh të tjerët. Je i/e durueshëm/e me të tjerët, i pranon ashtu siç janë. Je një nga ata persona që nuk ndjekin çfarë thonë të tjerët. Kur rri vetëm për një kohë të gjatë, bëhesh depresiv/e dhe në këtë rast thith negativitet.