Oqeani `i varrosur` nën sipërfaqen e Plutonit

Oqeani `i varrosur` nën sipërfaqen e Plutonit

Kuriozitete May 21, 2019 - 20:06
Lexoni detajet

Sipas një studimi të ri, Plutoni potencialisht ka oqeane ekzistuese të varrosura nën sipërfaqen e tij të ngurtë, të akullt, që mund të mbështesë organizmat jashtëtokësorë.

Gjetjet e botuara në revistën Nature Geoscience, eksplorojnë një zonë në palent, e njohur si  Sputnik Planitia.

Studiuesit besojnë se Sputnik Planitia fsheh oqeanin nën sipërfaqe, transmeton oranews.

Oqeani mbahet nën sipërfaqe nga një shtresë izoluese e hidrateve të gazit nga ngrirja në pjesën e jashtme të akullt të Plutonit.

Në korrik të vitit 2015, anija kozmike NASA New Horizons fluturoi përmes sistemit të Plutonit, duke siguruar imazhet e para të afërta të këtij planeti dhe hënave të tij.

Imazhet treguan topografinë e Plutonit, përfshirë Sputnik Planitia, që ndodhet pranë ekuatorit, afërsisht në madhësinë e Teksasit.