Njihuni me hotelin kitarë

Njihuni me hotelin kitarë

Kuriozitete May 24, 2019 - 11:10
Lexoni detajet

Në formë të instrumentit të kitarës, është hoteli i parë në botë që është ndërtuar kësisoj dhe do të hapet së shpejti në Floridën e Jugut.

Ky projekt kap vlerën e 1.5 miliard dollarëve, gjë që e bën të konsiderohet si projekti më i madh aktual në Florida.

I emërtuar si Hotel Hard Rock, ai pritet të hapet më 24 tetor, e madje janë dhënë edhe detaje rreth rezervimeve që mund të bëhen.

Online do të jetë mundësia e rezervimit të dhomës duke filluar nga data 24 korrik, ndërsa biletat për aktin muzikor do të jenë në dispozicion së shpejti, detaje këto të cilat i ka zbuluar Jim Allen, pronar i Hard Rock-ut.

Sipas tij, hoteli do të veçohet për shumëllojshmërinë e ushqimeve, pijeve e madje edhe ambienteve të jashtëzakonshme për vizitorët.

Ndërsa, muzika do të jetë elementi kryesor i përfshirë në hotelin-kitarë, me çka edhe do të dallohet nga të gjitha hotelet e zakonshme në botë.

Deri tani janë të planifikuara rreth 100 koncerte brenda vitit, të cilat do ta shfrytëzojnë hapësirën unike dhe dizajnin e këtij hoteli, për t’i argëtuar mysafirët me eventet muzikore.

Gjithashtu, deri në përfundimin e plotë të hotelit, thuhet se do të ketë shpenzime tejet të mëdha, për të realizuar gjithçka që i duhet kësaj hapësire.