Vendet më të lashta në botë

Vendet më të lashta në botë

Kuriozitete May 25, 2019 - 16:17
Lexoni detajet

Profesori M.E Smith nga Universiteti i Arizonës, ka botuar veprën “Enciklopedia e Studimeve Urbane”. Në këtë libër ai e përkufizon një qytet në bazë të ndërtimit të banesave në mënyrë të dendur, me shoqëri heterogjene.

Arkeologët kanë zbuluar artefakte të ndryshme që kanë vërtetuar këtë shoqëri heterogjene, duke identifikuar kështu disa nga qytetet më të lashta në botë që vazhdojnë të jenë të banuar dhe sot, transmeton “TCH”.

Por përcaktimi i më të vjetrit fare është ende i vështirë, për shkak të faktorëve të shumtë. Megjithatë, sipas provave të gjetura deri tani, këto janë qytetet më të vjetër në botë, përcjell albinfo.ch.

Renditja (nga 1 në 19)

Damask, Siri. Qyteti i lashtë i Damaskut njihet gjerësisht si qyteti që është banuar më gjatë në tokë pa ndërprerje. Shkencëtarët kanë gjetur prova se në rrethinat e qytetit ka pasur qytetërim që 11 mijë vite më parë, 9000 p.e.s.

Biblos, Liban. Njihej dikur si qyteti më i lashtë në botë. Zona është banuar 9000 vite më parë, 7000 p.e.s.

Xheriko, Palestinë. Shumë studiues e njohin si më të vjetrin në botë. Fortesa është ndërtuar 8800 vite më parë (6800 p.e.s, por është banuar edhe që vitin 7000 p.e.s).

Teba (Luksori) në Egjipt, kryeqyteti i Egjiptit të Sipërm, u bë kryeqendra fetare e vendit derisa ra, pas ardhjes së Perandorisë Romake.

Rej, Iran. i njohur edhe si Rages, ky qytet ka gjurmë banimi që 8000 vite më parë.

Alepo, Siri, është banuar që 8000 vite më parë, pa ndërprerje. Megjithatë, një tjetër zonë, vetëm 20 km larg Alepos, tregon se ka pasur qytetërim që 13.000 vite më parë, që do ta bënte më të vjetër se Damaskun.

Eridu, Irak. Diskutohet si një prej qyteteve më të lashtë në botë. Ai konsiderohet si qyteti i parë në jug të Mesopotamisë. Lista e Mbretit Sumerian, një tabletë e lashtë guri e shkruar në gjuhën sumere, flet për ekzistencën e këtij qyteti që prej 60 mijë vitesh, por nuk ka prova për atë periudhë.

Varanasi, Indi. Mitologjia vendase thotë se Varanasi është themeluar nga Shiva. Gërmime në vitin 2014 vërtetuan se qyteti ka qenë i banuar që 3800 vite më parë.

Plovdiv, Bullgari. Ka gjurmë banimi që 8000 vite më parë.

Uruk, Irak, është themeluar në lashtësi nga mbreti Enmekar. Edhe ai përmendet në tabletën sumere, në Listën e Mbretit Sumerian, si nga më të vjetrit në botë. Tek Epi i Gilgameshit, Gilgameshi ndërton një mur rrotull Urukut dhe bëhet mbret i qytetit. Arkeologët kanë zbuluar qytete të ndërtuar mbi qytete në Uruk, që nga 7000 vite më parë, qytet që është zëvendësuar nga një tjetër i ndërtuar 5800 vite më parë, e deri në 4000 vite më parë.

Sidon, Liban. Ka qenë një qendër urbane që 6000 vite më parë. Ka qenë qyteti më i rëndësishëm fenikas, për shkak të vendndodhjes dhe portit në Mesdhe.

  • Bejrut, Liban. Ka shenja banimi që 5000 vite më parë.
  • Athina ka qenë e banuar për më shumë se 7000 vite.
  • Argos, Greqi. Ashtu si Athina, ka qenë i banuar për 7000 vite.
  • Jerusalemi, vendlindja e besimeve të rëndësishme fetare, ka qenë i banuar për 5000 vite.
  • Luojang, Kinë, është banuar që 4000 vite më parë.
  • Anaba, Algjeri. Është banuar që 3200 vite më parë.
  • Çula, Meksikë. 2500 vite më parë
  • Erbil, Kurdistani i Irakut, 4300 vite më parë.