I vdes gruaja në pamundësi për ta çuar në spital, burri çanë malin shkëmbor dhe ndërton rrugë për të tjerët

I vdes gruaja në pamundësi për ta çuar në spital, burri çanë malin shkëmbor dhe ndërton rrugë për të tjerët

Kuriozitete June 20, 2019 - 10:58
Lexoni detajet

Dashrath Manxhihi, ishte një indian të cilit i vdiq gruaja në pamundësi për ta çuar në spital për shkak të rrugës shkëmbore, ku nuk kalonte dot asnjë veturë. I mërzitur nga kjo ai e çau malin vetë për 22 vite punë, dhe shkurtoi rrugën na 70 km në 7.

Pas vdekjes së gruas Manxhihi vendosi të shkojë tek autoritetet lokale dhe tu kërkojë të hapin një rrugë të re përmes malit shkëmbor, në vend të rrugës aktuale tepër të gjatë dhe gjithë kthesa, e cila i bie malit rrotull e rrotull, por autoritetet vendase e injoruan kërkesën e tij.

I zhgënjyer nga kjo, Manxhihi indian merr një vendim të rëndësishëm, për ta hapur vetë rrugën, me kazmë dhe mjete rrethanore të tjera. Të gjithë njerëzit filluan të tallen dhe ta akuzojnë si të çmendur. Por Dashrath nuk ua vuri veshin.

Ai filloi punimet dhe për 22 vite pune (1960-1982) e çau malin shkëmbor. Janë 110 metra gjatësi, nëntë gjerësi dhe tetë metra lartësi, të hapura nga krahët e thatë të Dashrath. Nga 70 km, rruga u shkurtua në 7 km.

Dashrath Manxhihi, vdiq në vitin 2007./Metro