Ky punonjës në Kino fitoi 19 milionë dollarë, por ja çfarë ndodhi pastaj

Ky punonjës në Kino fitoi 19 milionë dollarë, por ja çfarë ndodhi pastaj

Kuriozitete July 12, 2019 - 14:04
Lexoni detajet

Një fitues i lotarisë nga Australia, i cili kishte fituar shumën e 19 milionë dollarëve, ka përfunuduar pa asnjë kacidhe pas investimeve të pavlera.

Ish-punonjësi në kinema, Sherif Girgis, kishte vetëm 23 vjet kur kishte fituar xhekpotin e 30 milionë dollarëve australianë apo diku rreth 19 milionë dollarë amerikan në vitin 2007.

Pas konsultimeve të gjata me agjent të shitjeve të patundësive në Pert, kishte vendosur që të hedh ca para, me çka kishte blerë një klub nate, një anije luksoze me një tokë me shikim nga deti.

Ai kishte shpenzuar rreth 800 mijë euro për rregullim të klubit të natës, mirëpo në afat prej tre viteve kishte humbur rreth 650 mijë dollarë.

Ai të gjitha investimet që kishte bërë kishte dështuar dhe kishte humbur të gjitha parata, tani i njëjti po zhvillon një proces gjyqësor kundër Rasell Polivka, biznesemeni që e kishte bindur të investojë.

Megjithatë, gjyqi javën e kaluar kishte vendosur që Polivka, Girgisit ti kthejë rreth 1,2 milionë dollarë, dhe jo të gjithë pasurinë që shpresonte.