Njeriu që fluturon, tani po bëhet realitet

Njeriu që fluturon, tani po bëhet realitet

Kuriozitete July 16, 2019 - 19:32
Lexoni detajet

Një shpikës francez dhe sipërmarrës ofroi një spektakël në “Ditën e Bastijës”, duke fluturuar mbi Champs-Elysees përpara presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderëve të tjerë të BE-së.

Ish-kampioni në “jet-skiing”, Franky Zapata mbante në dorë një pushkë derisa fluturonte me “flyboard”, për të dhënë spekakël në paradën ushtarake që po mbahej sot në Paris.

Zapata, që e kishte zhvilluar këtë pajisje së pari për të fluturuar mbi ujë, thotë se “flyboard” ka fuqinë që të arrijë shpejtësinë deri në 190 kilometra në orë, dhe të jetë në lëvizje për 10 minuta, shkruan France 24.

Ai po e shqyrton mundësinë që të kalojë Kanalin e Anglisë, për herë të parë, e që kërkon të rimbushet në gjysmë të fluturimit.

Zapata synon ta arrijë këtë më 25 korrik, 110 vjet pasi avioni i pionierit Louis Bleriot për herë të parë kishte fluturuar në tërësi mbi këtë kanal.