Zbulohet një xhami e shekullit 7 në Izrael

Zbulohet një xhami e shekullit 7 në Izrael

Kuriozitete July 18, 2019 - 19:05
Lexoni detajet

Arkeologët kanë zbuluar në Izrael mbetjet e një prej xhamive më të vjetra rurale në botë, e ndërtuar në një kohë kur Islami arriti në Tokën e Shenjtë.

Xhamia, e cila është zbuluar në prag të ndërtimit të ri në qytetin beduin Rahat në shkretëtirën Negev, ishte ndërtuar në shekullin 7 apo 8, raporton Reuters.

“Ekzistojnë xhami të mëdha për të cilat dihen se ekzistojnë nga ajo periudhë në Jerusalem dhe Mekë, por rrallë gjendet një tempull i lashtë islam, i cili ka të ngjarë të bëjë pjesë në një bashkësi të fermerëve lokalë”, tha Gedeoni Avni nga Autoriteti për Antikitete.

“Kjo është një nga xhamitë më të vjetra të njohura që nga ardhja e Islamit në Izrael, pas pushtimit arab në vitin 636,” tha Avni.

“Zbulimi i xhamisë antike është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shtoi ai.