Çifti kërkojnë një mësues privat për dy fëmijët e tyre – ofrojnë 5500 euro pagë dhe udhëtime gjatë gjithë vitit

Çifti kërkojnë një mësues privat për dy fëmijët e tyre – ofrojnë 5500 euro pagë dhe udhëtime gjatë gjithë vitit

Kuriozitete July 19, 2019 - 08:28
Lexoni detajet

Një çift i dashuruar me pushimet ka vendosur të ofrojë një punë të ëndrrave – udhëtim nëpër botë falas dhe pagesë goxha të majme – për dikë që gjatë këtij udhëtimi do t’i mësojë fëmijët e tyre.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për çiftin britanik i cili ofron hiq më pak se 60 mijë funte.

Çfarë kandidati i mundshëm duhet të bëjë është që të shoqërojë ata dhe të bëhet mësuesi i tyre, për djemtë e moshës gjashtë dhe nëntë vjeç.

Udhëtimi i tyre, siç bëhet e ditur tutje, do të jetë në Evropë, Azi si dhe në Australi. Gjithashtu do të ketë një vizitë në Tajlandë, si dhe një rrugëtim në Walt Disney World në Amerikë.

Aplikuesi me fat do të marrë pagën e madhe – e cila do të shkojë 164 funte në ditë, ose në 5,000 funte në muaj (5500 euro).

Ata do të duhet të punojnë vetëm gjashtë orë në ditë me një datë fillimi në tetor.

Tutorët që aplikojnë do të duhet të mësojnë një sërë lëndësh përfshirë anglishten dhe shkencën.

Një iniciativë e tyre kishte ardhur pasi që çifti – i quajtur vetëm si Frank dhe Antoinette – donin të gëzonin jetën, por nuk donin që udhëtimi të ndërpriste arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Ne kemi në plan të udhëtojmë në Vjeshtë, në Evropë, Azi, Australi dhe Amerikën e Veriut për 12 muaj, dhe na duhet tutor që të na shoqërojë në udhëtimet tona, duke u dhënë arsimim bijve tanë”, citohet të ketë thënë çifti.