Hip në krahët e aeroplanit për të udhëtuar fshehurazi

Hip në krahët e aeroplanit për të udhëtuar fshehurazi

Kuriozitete July 20, 2019 - 20:24
Lexoni detajet

Një burrë i paidentifikuar, që u përpoq të udhëtonte fshehurazi me një aeroplan, ka shkaktuar panik tek pasagjerët.

Incidenti ndodhi në aeroportin në Lagos dhe u bë viral në mediat sociale.

Aeroplani ishte duke u nisur kur një burrë i paidentifikuar vrapo drejt tij me një çantë në dorë.

Piloti e vuri re dhe ndaloi aeroplanin që po lëvizte në pistë.

Për 30 minuta aeroplani qëndroi në pritje, përcjell Ora.

Ishin agjentët e sigurimit që arritën ta largonin në mënyrë të sigurt.