Ferma më e madhe në botë do të ndërtohet në Paris, e gjitha mbi një pallat

Ferma më e madhe në botë do të ndërtohet në Paris, e gjitha mbi një pallat

Kuriozitete gusht 13, 2019 - 20:20
Lexoni detajet

Një fermë e vërtetë, 14 mijë metra katror do të hapet në Parisin jug perëndimor, vitet e ardhshme.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përveçse bëhet fjalë për një fermë mbi çati që me përmasat e saj do të jetë më e madhja e llojit në botë. Ferma ndodhet mbi plot gjashtë kate ndërtesë, në zemër të kryeqytetit francez.


Dhe kjo duket se është bujqësia e të ardhmes dhe veçanërisht në Paris, të mbjellat mbi çati mund të shihen ngado. Aktualisht, ferma 14 mijë metra katrorë është në ndërtim e sipër dhe parashikohet që të hapet në pranverë të 2020-s dhe planifikohet të rriten më shumë se 30 lloje të ndryshme bimësh.

Nga kjo fermë do të prodhohen rreth 1 mijë kg fruta e perime çdo ditë, në kulmin e sezonit. Për të do të kujdesen rreth 20 kopshtarë duke përdorur metoda tërësisht organike.

Qëllimi është që ferma të shndërrohet në një model global. Aja do të ketë edhe restorantin e saj dhe një bar me kapacitet prej rreth 300 personash si dhe është e panevojshme të thuhet se menuja do të mbajë produkte sezonale të rritura në vend.