Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Kuriozitete August 23, 2019 - 08:16
Lexoni detajet

Ueb-kamera më e vjetër në botë “FogCam”, e cila filloi të transmetojë që nga viti 1994, duke filluar nga fundi i këtij muaji nuk do të funksionojë më.

Në deklaratën e faqes në internet të “FogCam”, thuhet se ueb-kamera e cila në vitin 1994 ka filluar si një projekt studentësh në Departamentin e Teknologjive Arsimore të Universitetit Shtetëror të San FranciscoS dhe është duke transmetuar nëpërmjet internetit, në fund të këtij muaji do të përfundojë së transmetuari.

“FogCam”, projekti më i vjetër i ueb-kamerës, ishte dëshmitar i shumë ndryshimeve të botës së internetit si Web 2.0, duke transmetuar 25 vite pa ndërprerje.

Projekti është zbatuar nga Jeff Schwartz dhe Dan Wong dhe vazhdonte të transmetonte nga pika të ndryshme të kampusit të Universitetit Shtetëror San Francisco.

Në lidhje me përfundimin e projektit, në deklaratën e “FogCam”, pavarësisht se interneti ka pësuar shumë ndryshime që nga viti 1994, “FogCam” gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në historinë e internetit.

“Pas 25 vitesh “FogCam” do të fiket në fund të muajit gusht. I falënderojmë ndjekësit dhe Universitetin Shtetëror të San Franciscos për mbështetjen e tyre gjatë këtyre viteve”, thuhet nga “FogCam”.

Një projekt i ngjashëm si “FogCam” ishte zbatuar në Universitetin Cambridge në vitin 1991 ndërsa përfundoi në vitin 2001.