Kinezi zgjohet nga koma pas 5 vitesh, gruaja u kujdes ditë e natë

Kinezi zgjohet nga koma pas 5 vitesh, gruaja u kujdes ditë e natë

Kuriozitete August 23, 2019 - 14:53
Lexoni detajet

Pas pesë vitesh në gjendje kome ku gruaja i shërbente plot 20 orë në ditë, zgjohet burri nga Kina.

Li Zhihua nga Xiangyang pësoi lëndime të mëdha në kokë pas një aksidenti me makinë në vitin 2013. Gruaja e tij i qëndroi gjithmonë pranë dhe flinte vetëm 2 ose tre orë në ditë. Pjesën tjetër të kohës e kalonte duke pastruar, ushqyer dhe duke i folur burrit.

“Grua, të dua!”, ishte gjëja e parë që tha Li kur u zgjua.

Sipas mediave të huaja, Li u aksidentua nga një motor në gusht të vitit 2013 kur po shkonte në punë me skuter. Kur mbërriti në spital, ai ishte i pavetëdijshëm.

Por mjekët i thanë gruas 57-vjecare, Zhang Guihuan që mund të mos kthehej më si më parë. Por ajo nuk e pranoi diagnozën dhe donte ti provonte mjekëve se e kishin gabim.