Babai izolon fëmijët për dhjetë vjet duke pritur që ‘bota të marrë fund’

Babai izolon fëmijët për dhjetë vjet duke pritur që ‘bota të marrë fund’

Kuriozitete October 16, 2019 - 14:02
Detajet

Një burrë i mbajti gjashtë fëmijët e tij në bodrumin e një ferme të largët për vite me radhë, duke pritur fundin e botës.

Fëmijët u zbuluan kur djali i tij i madh – tani burrë, u bllokua në një kafene aty pranë në qytetin Ruinerwold, në Drenthe të Holandës.

Ai i tha pronarit se nuk kishte qenë jashtë për nëntë vjet. Policia atëherë gjeti një burrë 58 vjeçar që kishte mbajtur gjashtë fëmijët e tij të moshës 16-25 në shtëpinë e izoluar, pa e ditur askush që ata ekzistonin.

Djali më i madh kishte hyrë disa herë në kafene, por herën e fundit kur hyri, ai i tha pronarit që dëshironte të përfundonte mënyra se si ai dhe motrat e tij po jetonin. Disa nga fëmijët nuk kanë pasur kurrë kontakt me fqinjët dhe ishin të bindur se ata ishin njerëzit e vetëm në tokë, sipas mediave lokale, transmeton Klan Kosova.

Pronari i kafenesë Chris Westerbeek, tha për RTV Drenthe: “Ai ishte shumë i hutuar. Ai mori pesë birra dhe i piu. Pastaj unë bëra një bisedë me të dhe ai më tha që kishte ikur dhe kishte nevojë për ndihmë. Atëherë kemi thirrur policinë”.

Burri u përshkrua se kishte flokë të gjatë dhe mjekër dhe pretendoi se nuk kishte qenë jashtë për gati një dekadë.

Chris tha: “Ai tha që kishte vëllezër dhe motra që jetonin në fermë. Tha se ai ishte më i moshuari dhe donte të mbaronte mënyrën se si ata jetonin”.

Burri i moshuar – që besohet të jetë babai i fëmijëve – ishte në shtrat, pasi pati sulm në zemër disa vjet më parë, tha policia.

Nuk dihet se sa kohë familja kishte jetuar në bodrum apo çfarë ndodhi me nënën e fëmijëve.

Fëmijët nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme dhe jetonin plotësisht vetë-mjaftueshëm me kopshtin e tyre të perimeve dhe një dhi.

Image