Wikkelhouse, shtëpia prej kartoni që premton të jetojë 100 vjet

Wikkelhouse, shtëpia prej kartoni që premton të jetojë 100 vjet

Kuriozitete October 16, 2019 - 17:42
detajet

Të jetosh, me pak para por me shumë stil, në një shtëpi prej kartoni. Nuk është skenari i një përralle, por mundësia reale që ofrojnë arkitektët e Fiction Factory në Holandë, me shtëpinë e quajtur Wikkelhouse.

Me një dizajn tërheqës dhe ekologjik, shtëpiza përbëhet në pjesën më të madhe nga shtresa kartoni të presuar, të ndara në module që shumë thjesht ndërlidhjen mes tyre, dhe që mund të ndërtohet me një ditë pune.  

Ideale për shtëpi në mes të natyrës por dhe zyra të përkohshme, Wikkelhouse ka një kosto relativisht modest, rreth 25 mijë euro për tre module që mund të zgjidhen dhe ndryshohen.

Kostoja e vogël, sipas arkitektëve, nuk nënkupton edhe një jetëgjatësi të shkurtër, madhe ata thonë se po u mbajt mirë mund të jetë e banueshme deri në 100 vjet.

Image
Image
Image
Image