Gruaja që lindi 44 fëmijë deri në moshën 36-vjeçare

Gruaja që lindi 44 fëmijë deri në moshën 36-vjeçare

Kuriozitete tetor 17, 2019 - 12:29
detajet

Mariam Nabatanzi vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike dhe ka lindur 44 fëmijë deri në moshën 36-vjeçare.

Asaj i duhet të rrisë familjen e saj gjigante vetëm pasi bashkëshorti e braktisi 4 vite më parë.

Dhe tani mjekët me anë të metodave mjekësore kanë arritur të ndalojnë që Mariam të lindë më shumë fëmijë.

Ndër të tjera gruaja ka bërë 3 lindje me katërnjakë, 4 lindje me trinjakë dhe 6 lindje me binjakë.

Ajo arrin në mënyrë të pabesueshme të kujdeset dhe ti ushqejë vetë të gjithë. Ishte 12-vjeçe kur u martua me bashkëshortin e saj, 28 vite më i madh.

Vetëm një vit më vonë lindi trinjakët e parë.

Tani ajo dhe gjithë fëmijët e saj jetojnë në kushte të tmerrshme, në një shtëpi të vogël të bërë me tulla dhe çati prej hekuri.

Mariam, nga Uganda dhe fëmijët e saj jetojnë të rrethuar nga fusha kafeje.

Një mjek paralajmëroi nënën se kontrolli i lindjes, me anë të pilulave, mund ti shkaktojë probleme sepse i kishte vezoret jashtëzakonisht të mëdha.

Shtatzënia e fundit e Miriam përfundoi 3 vite më parë dhe përfundoi me një tragjedi kur lindi binjakët e fundit. Njëra nga foshnjat vdiq ndërsa jo ishte në punë dhe bashkëshorti i saj, i cili largohej shpesh me javë të tëra, e la.

“Jam rritur me lot, ai më bëri të përjetoj shumë vuajtje. E gjithë koha ime kalon duke parë fëmijët dhe duke punuar për të fituar para,”-tha 40-vjeçarja.

Tani Miriam ka marrë ndihmën e duhur mjekësor që i duhej për të mos lindur më fëmijë.

Gjinekologu Charles Kiggundu tha se gruaja vuan nga një gjendje e rrallë. Ajo ka predispozicioni gjenetik ndaj hiper-ovulacionit, që lëshon vezë të shumëfishta gjatë një cikli, gjë që rrit mundësinë e ngeljes shpejt shtatzënë. Mjeku thonë se kjo është gjenetike.

Mjekët i prenë asaj mitrën nga brenda për të parandaluar që të mbetet sërish shtatzënë.