Nëna gjen vajzën pas 18 vitesh, që ia kishin rrëmbyer në spital derisa ajo ishte në gjumë

Nëna gjen vajzën pas 18 vitesh, që ia kishin rrëmbyer në spital derisa ajo ishte në gjumë

Kuriozitete October 18, 2019 - 13:16
Detajet

Një histori e pabesueshme jo vetëm për mediat afrikanojugore. Gjithçka ndodhi më prillin e vitit 1997 në maternitetin e Kejp Taunit.

Një grua lind një vajzë, të quajtur Zephany. Tri ditë më vonë vajza zhduket. Ndërsa nëna flinte, dikush e rrëmbeu.

E kanë pagëzuar si Madeline McCann e Afrikës së Jugut. E rrëmbyer kur ishte vetëm 3 ditëshe në maternitet nga një grua e veshur si infermiere, e rriti për 18 vite, duke i lënë të besonte se ishte nëna e saj biologjike. Tani, gruaja është arrestuar dhe dënuar me 10 vite burg. Ndërsa vajza më në fund mësoi të vërtetën.

Prej atëherë kërkimet për çiftin Celeste dhe Morne Nourse zgjatën për 18 vite me radhë. Apele në rrjete sociale dhe në gazeta dhe çdo vit i festonin datëlindjen sikur vajza të ishte mes tyre. Nuk u dorëzuan kurrë prindërit dhe pas 18 vitesh mësuan të vërtetën.

Gruaja e veshur si infermiere, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, e rriti vajzën duke i thënë se ajo ishte nëna e saj e vërtetë, ndërkohë që burrin e kishte gënjyer se një grua e quajtur Sylvia, që kishte takuar në stacionin e trenit në Kejp Taun, i kishte besuar fëmijën./Metro