Homoseksual lind apo bëhesh? Mjekët “plasin bombën” që askush s’e priste

Homoseksual lind apo bëhesh? Mjekët “plasin bombën” që askush s’e priste

Kuriozitete October 18, 2019 - 19:22
Detajet

Të gjithë e pranojmë se homoseksualët ekzistojnë, por pyetja që na mundon është lindin apo bëhen?!

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigjur Richard C. Pillard, psikiatër në “Boston University School of Medicine”.

Ai ka shpjeguar se:

Homoseksualiteti, virtualisht, ekziston në çdo specie kafshësh, që është studiuar në mënyrë të vazhdueshme. Jam i bindur se është brenda secilit prej nesh, por varet se çfarë zgjedh.

Ndërsa mjeku Alfred Kinsey ka publikuar disa statistika të cilat tregojnë:

Rreth 4 për qind e burrave në Amerikë, janë homoseksualë ekskluziv gjatë gjithë jetës së tyre.

Rreth 10% e meshkujve amerikanë mendohet të jenë homoseksualë për tre vjet të jetës së tyre si të rritur homoseksualë jo ekskluzivë.

Rreth 37% e 5000 burrave amerikanë, kanë pasur, më së paku, një marrëdhënie deri në orgazëm, me një mashkull tjetër.

Homoseksualiteti ka ekzistuar që në antikitet madje në Spartë ushtarët martoheshin me njeri-tjetrin.

E siç duket kjo çështje ka një kohë të gjatë që ngre polemika të mëdha dhe gjasat janë që të vazhdojë akoma edhe më gjatë.