Fitoi mbi 10 milionë euro në lotari, tani është punëtor qymyri

Fitoi mbi 10 milionë euro në lotari, tani është punëtor qymyri

Kuriozitete November 17, 2019 - 19:58
Lexoni detajet!

Një burrë anglez, i cili fitoi përpara 10 vitesh mbi 10 milionë euro në një lotari, sot është punëtor qymyri që paguhet 10 euro në orë, pasi nga fitimet e lotarisë nuk ka më asgjë.

Për “Mirror”, Michael Carroll ka thënë se e ka shpenzuar të gjithë pasurinë me pije, drogë dhe femra, në atë që e quan “periudha më e bukur” e jetës së tij.

“Nuk pendohem fare. Kam bërë qejf sa kam dashur. Nuk do të doja kurrë të ktheja kohën pas. Sot bëj një jetë të mirë, të lirë dhe jam më i lumtur”, tha Carroll.

Kur ishte 19 vjeç ai bleu për 1 euro biletën që e bëri miliarder dhe që i ndryshoi stilin e jetesës.

“U bëra i alkoolizuar. Kam shpenzuar shumë edhe me pushime ekstravagante”, thotë Carroll, i cili duhet thënë se rreth 5 milionë euro ua ka shpërndarë të afërmve të tij.

Të tjerat janë shpenzuar me blerjen e 3 shtëpive të mëdha dhe makinave sportive. Por, edhe me femra.

Në vitin 2013 u shpall i falimentuar dhe nisi të jetonte me asistencë sociale. Sot, punon 7 ditë në javë me qymyr dhe jeton me qira në një apartament modest. Carroll vazhdon të blejë bileta lotarie dhe thotë se nëse ka sërish fat, këtë radhë do të vazhdojë punën që ka në mënyrë që të qëndrojë larg telasheve.

Image 
Image 
Image