90-vjeçarja, që s’ka asnjë dokument identifikimi!

90-vjeçarja, që s’ka asnjë dokument identifikimi!

Kuriozitete November 18, 2019 - 19:19
Detajet

90- vjeçarja nga fshati Brezë, Safije Pajaziti s’ka asnjë dokument tjetër, përveç certifikatës së martesës. E gjithë ngatërresa zanafillën e ka në vitin 1947. Kur ajo ishte martuar, ishte vetëm 16- vjeçare ndërsa prindërit kanë dashur t’i rrisnin moshën.

Si vit të lindjes kanë vendosur 1928-n, por nuk e kishin menduar se në të njëjtin vit kishte lindur edhe vëllai i saj, me të cilin ajo tashmë rezulton se ka vetëm 7 ditë diferencë. Ajo nuk mban mend nëse ka pasur ndonjëherë dokumente identifikimi, andaj nuk e di se si ka mundur të vinte kurorë pa dokumente të tilla.