Arrestohet në Gjermani pasi përdori pasaportën e Kim Kardashianit

Arrestohet në Gjermani pasi përdori pasaportën e Kim Kardashianit

Kuriozitete November 19, 2019 - 10:35
Lexoni detajet!

Një këshillë për falsifikuesit e dokumenteve: Mos përdorni fotografi të një personi të famshëm në pasaportën tuaj të falsifikuar.

Sipas një zëdhënësi të policisë, një punonjës banke në Gjermani thirri policinë pasi dyshoi në dokumentin e identifikimit të një turisteje 29-vjeçare, e cila provoi të blinte një kartë të parapaguar.

Arsyeja? Fotografia e pasaportës nuk ngjasonte me pronaren e saj, por përkundrazi, ishte një foto e yllit të televizionit amerikan, Kim Kardashian.

Zyrtarët në Këln arrestuan gruan kolumbiane për falsifikim të dokumenteve. Gjithashtu u zbuluan dhe u sekuestruan edhe dy karta krediti të tjera që nuk i përkisnin gruas./ATSH