Infektuar: 11130
Shëruar: 6817
Vdekur: 381
I dënuari me vdekje në ShBA merr ofertë për martesë

I dënuari me vdekje në ShBA merr ofertë për martesë

Kuriozitete December 15, 2019 - 11:27
Ras i rrallë!

Një burrë 33-vjeçar nga Nebraska e Shteteteve të Bashkuara, i dënuar me vdekje për vrasjen e katër personave brenda dhjetë ditëve në vitin 2013, duket se e ka ende dikë në krah. Një grua 46-vjeçare nga Teksasi ka thënë se planifikon të martohet me të dënuarin me vdekje.

Megjithatë, gruaja e quajtur Dawn Arguello thotë se nuk është e lumtur që i dënuari Nikko Jenkins – për të cilin autoritetet thonë se i ka kryer vrasjet tri javë pasi ishte liruar nga burgu për plaçkitje dhe sulm – së voni e ka bërë “tattoo” emrin e saj në fytyrën e vet.

Ajo gjithashtu thotë se nuk është e kënaqur me mënyrën se si e kanë paraqitur mediet lokale partnerin e saj. “Nëse iu besoni medieve, ai është njeriu më i urryer në Nebraska”, tha ajo.

“Ai nuk është personi që e kanë paraqitur mediet. Ai është një enigmë. Ai ka ndjenja. Ai është shumë i ndjeshëm”, shtoi gruaja që po synon të martohet me të.

Sipas autoriteteve, Jenkins kishte marrë ndihmë nga anëtarët e familjes për vrasjen e katër personave. Ai i kishte bindur motrën dhe një kushërirë që t’i mashtronin dy burra duke premtuar shërbime seksuale, ndërsa më pas kishte shkuart vetë dhe i kishte qëlluar me armë në kokë.

Organet e drejtësisë e kanë dënuar këtë burrë më vdekje që në vitin 2017, por vendimi ende nuk është ekzekutuar, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.