Derrat e egër sjellin murtajën e zezë në Evropë dhe Ballkan

Derrat e egër sjellin murtajën e zezë në Evropë dhe Ballkan

Kuriozitete January 15, 2020 - 17:03

Ne qindra raste të murtajës së zezë janë shënuar nëpër shtete të ndryshme evropiane dhe ballkanike, transmeton Zeri.info. Vetëm në Poloni gjatë javëve të fundit, janë regjistruar 55 raste të murtajës së zezë afrikane që e sjellin derrat e egër.

Këto raste janë shënuar afër kufirit me Gjermaninë, çka ka shtyrë këtë të fundit të ndërtojë rrethoja mbrojtëse përgjatë kufirit, në mënyrë që të shmang futjen e derrave të egër nga ky vend. Mirëpo, ajo që është edhe më shqetësuese, kjo sëmundje është hasur edhe tek derrat e butë, të cilët si duket kanë rënë në kontakt me derrat e egër. Kjo ka bërë që shumë shtete kanë ndaluar importimin e mishit të derrit.

Image

Sa i përket Ballkanit, shteti më i goditur është Serbia, e cila tani ka filluar me asgjësimin në masë të derrave të egër, por në disa rajone edhe të derrave të butë, pasi me qindra raste të kësaj sëmundje tashmë janë regjistruar në këtë vend. Po ashtu, ka filluar një asgjësim i madh i derrave të egër, me qëllim të eliminimit sa më të madh të mundësisë së përhapjes së kësaj sëmundje.

Kjo nënkupton se edhe shtetet që kufizohen me Serbinë, këtu përfshirë edhe Kosovën, janë të rrezikuar nga kjo sëmundje, prandaj këshillohet që të gjithë ata që konsumojnë mishin e derrit, sidomos atij të egër, të kenë shumë kujdes./ZERI