Gjobë për çdo 5 minuta vonesë, vendimi drastik i shkollës ‘shokoi’ prindërit!

Gjobë për çdo 5 minuta vonesë, vendimi drastik i shkollës ‘shokoi’ prindërit!

Kuriozitete January 19, 2020 - 15:11

1 paund për çdo vonesë 5 minutëshe Një shkollë fillore në Kent të Anglisë ka vendosur të gjobisë prindërit nëse nuk marrin në kohë fëmijët e tyre. Gjoba është 1 paund për çdo 5 minuta vonesë mbas orës 15:40.

Shërbimet sociale do të kontaktohen nëse një fëmijë mbetet ‘vetëm’ deri në oren 16:00, sipas një politike të prezantuar në fillim të këtij muaji. Shkolla deklaron se të kryesh një pagesë për stafin jashtë orarit zyrtar në lidhje me këtë shërbim është shumë e shtrenjtë dhe mund të ndikojë në aspektet e tjera të intstitucionit.

Mësuesja Denise Gibbs-Naguar tha se kjo situatë po bëhej gjithnjë e më e zakonshme.

Prindërit kishin pikëpamje të ndryshme rreth gjobave, me një nënë të 4 fëmijëve, e cila thoshte se e kuptonte këtë vendim të shkollës kur bëhej fjalë për ‘shkelësit’ e vazhdueshëm./oranews