Ish-bashkëshortja ia ndërton skocezit gurin e varrit për së gjalli

Ish-bashkëshortja ia ndërton skocezit gurin e varrit për së gjalli

Kuriozitete January 22, 2020 - 16:01

Një saldator i dalë në pension nga Skocia kishte filluar të dyshonte që diçka nuk është në rregull me të. Miqtë e tij nuk e kishin telefonuar qe disa muaj. Më vonë, ai e kuptoi se ata e kishin menduar të vdekur, sepse ish-bashkëshortja ia kishte ndërtuar varrin duke qenë ai gjallë.

“Njerëzit mendojnë se kam vdekur. Telefoni nuk më ka cingëruar qe disa muaj. Në fillim nuk dija pse po ndodh kjo, por tash e di pse askush nuk po më thërret. Unë as që dua të varrosem”, tha Alan Hattel, 75-vjeçar, nga Tayside i Skocisë.

Image

Ai tha se e kuptoi që diçka nuk ishte duke shkuar si duhet, sepse jeta e tij sociale ishte shumë e heshtur në tre-katër muajt e fundit.

Alan-i e fajëson ish-gruan  e tij për këtë vepër, ndonëse çifti ishte ndarë para 26 vjetëve. Sipas tij, këtë veprim ajo e ka bërë me qëllim që të varrosen afër njëri-tjetrit, kur të dy të kenë vdekur.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të varrosem afër ish-bashkëshortes sime. Të kuptosh se e ke varrin në kohën kur je gjallë nuk është diçka që ndodh çdo ditë”, shtoi ai.

Autoritetet lokale nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë rast me arsyetimin se është një çështje private dhe konfidenciale, shkruan “Daily Mail”