Dyshohet se virusi kinez e ka prejardhjen nga gjarprinjtë

Dyshohet se virusi kinez e ka prejardhjen nga gjarprinjtë

Kuriozitete January 23, 2020 - 11:35

Shkencëtarët besojnë se virusi vdekjeprurës, i cili është përhapur në Kinë dhe në disa shtete të tjera të botës, e ka gjenezën nga gjarpërinjtë e shitur në dyqane të hapura në qytetin Wuhan, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Hulumtuesit nga Universiteti i Pekinit besojnë se coronovirusi, i cili tanimë ka infektuar përafërsisht 500 njerëz në tërë botës dhe ka vrarë 17 prej tyre, është një kombinim i një virusi që është i lidhur me lakuriqët dhe nga një tjetër, i cili deri tani është i panjohur.

Gjatë analizimit të gjeneve të mostrave të këtij virusi, është gjetur se gjarpërinjtë ishin më të ngjashmit me këtë virus.

“Rezultatet tona të derivuara nga një analizë e thellë e mostrave të këtij virusi, sugjeron që gjarpërinjtë janë specie më të lidhura me këtë virus”, thanë autorët e këtij hulumtimi.

Koronovirusi përpos virusi të gripit, përfshin edhe sindromën akute të frymëmarrjes. Kombinimi i këtyre viruseve bën që materiali gjenetik dhe ADN-ja e tyre të përzihet prandaj është e vështirë të identifikohen.

Zyrtarët mjekësorë në Wuhan kanë urdhëruar mbylljen dhe izolimin e qendrës, në të cilën besohet se e ka prejardhjen ky virus.