Shokon mjekja shqiptare: Mezi e pres rastin e parë me Koronavirus në Shqipëri

Shokon mjekja shqiptare: Mezi e pres rastin e parë me Koronavirus në Shqipëri

Kuriozitete February 26, 2020 - 21:40

Areti Beruka, drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, ishte së fundmi e ftuar në studion “Report Tv”. Ajo ka folur rreth Koronavirusit dhe është shprehur se personalisht si mjeke, mezi po pret rastin e parë të infektuar në Shqipëri.

Sipas Berukës, qytetarët duhet të dinë se Koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës. Po ashtu ajo iu ka bërë thirrje që të gjithëve që të mos alarmohen.

“Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjeke. E para do të kuptojnë njerëzit, profesionistët, që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2%. Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false”, u shpreh ajo.