Ky vend po lufton koronavirusin duke ndarë burrat nga gratë

Ky vend po lufton koronavirusin duke ndarë burrat nga gratë

Kuriozitete April 02, 2020 - 13:23

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të botës, Panamaja po ndjek një tjetër strategji për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndarjen sipas gjinisë.

Duke nisur që dje (1 prill) vetëm gratë do të mundë të dalin për të bërë pazaret në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten, raporton CNN-ja.

Burrat do të mundë të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët ose bizneset e tyre ditën e enjte, të premte dhe të shtune.

Të dielave duhet të rrinë të gjithë nëpër shtëpia. Masat e marra nga qeveria do të zgjasin të paktën 15 ditë.

Kjo lloj strategji duket se ua ka bërë më të thjeshtë autoriteteve të vendit të kenë nën kontroll dhe të limitojnë numrin e njerëzve që dalin në publik. “Turma e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të presidentit panamez, Laurentino “Nito” Cortizo, në “Twitter”.

Para ndarjes sipas gjinive, edhe aty qeveria u kërkoi të gjithë qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm kur kanë emergjenca ose për të blerë ushqime.

Të alarmuar nga numri i njerëzve të pandërgjegjësuar ndaj kësaj ata vendosën të vendosin rregulla të reja për javët në vijim. Disa ditë mund të lënë shtëpitë vetëm gratë e ndërsa tre ditë të tjera vetëm burrat.

Koha në dispozicion për të bërë pazare dhe për të kryer punët e nevojshme është dy orë në ditë.

Deri tani në Panama ka 1075 raste të konfirmuara dhe 27 vdekje, por ndonëse numër joalarmant, duke e krahasuar me vendet e tjera, masat janë të rrepta.

Vendi ka ndaluar të gjitha udhëtimet vendase dhe ndërkombëtare. Ka mbyllur aeroportet dhe pas 22 marsit ka ndaluar madje edhe shtetasit panamezë të udhëtojnë në vend.