Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Ndonëse u vetizolua, kanadezja rezulton tetë herë pozitive me koronavirus

Ndonëse u vetizolua, kanadezja rezulton tetë herë pozitive me koronavirus

Kuriozitete May 22, 2020 - 12:19

Një grua kanadeze, e cila në muajin mars u diagnostikua me koronavirus, ka rezultuar pozitive për të tetën herë me radhë, raporton “NewYorkPost”.

Tracy Schofield nga Cambridge, Ontario, ka thënë se simptomat të cilat asaj iu shfaqën me këtë sëmundje ishin ethet, të dridhurat, si dhe pengesat në frymëmarrje. Ajo për herë të parë ka rezultuar pozitive më 31 mars dhe që nga atëherë ajo ka bërë tetë testime, duke përfshirë edhe një i cili i doli çuditërisht negativ, raporton “CTV News”.

Gjithsesi ajo tashmë është duke u përgatitur për testin e 10-të të saj.

Për dy javë pas testit të saj të parë, Schofield u karantinua në dhomën e saj, si dhe gjatë kësaj periudhe ajo thotë se ka pasur ethe, sikurse edhe humbje të shijes dhe erës, transmeton “Zeri.info”.

Ajo thotë se edhe 50 ditë pas testimit të parë ende ka pasur simptoma të pengesave në frymëmarrje.

“COVID-19 më ka dëmtuar shumë dhe kështu po vazhdon çdo ditë”, tha ajo.

Pasi rezultoi shtatë herë pozitive, testi i saj i tetë iu kthye negativ.

“Qava sepse isha e shumë e lumtur”, tha Scholfield.

Por, sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një pacient duhet të rezultojë dy herë radhazi negativ përpara se të mundë të deklarohet “i shëruar”. Fatkeqësisht, testi i nëntë i saj zbuloi se virusi ishte ende i fortë në sistemin e saj.

Zyrtarë shëndetësorë kanë paralajmëruar se këto teste kanë prodhuar rezultate të rreme, si negative, ashtu edhe pozitive. Disa raporte kanë thënë se disa pako testuese e kanë detektuar sëmundjen COVID-19 vetëm në 70% të rasteve, që do të thotë se rreth një e treta e pacientëve kanë pranuar rezultate të rreme negative.

Raportet e mëparshme kanë thënë se një pacient me COVID-19 mund ta shpërndajë virusin gati dy muaj pas shfaqjes së simptomave. Sidoqoftë, anomalitë, siç është rasti i Schofieldit, tregojnë se nevojitet më shumë studim mbi jetëgjatësinë e virusit.

Po ashtu Scholfieldi ka thënë se ka frikë nga implikimet afatgjata të këtyre simptomave.

“Thjesht dua që dikush të jetë në gjendje të më thotë diçka. Më jepni një përgjigje. A do ta kem përgjithmonë virusin?”, është shprehur Scholfieldi.