Arkeologët zbulojnë një monument prehistorik

Arkeologët zbulojnë një monument prehistorik

Kuriozitete June 22, 2020 - 13:40

Arkeologët kanë zbuluar një unazë me boshte guri prehistorike të ngulura mijëra vjet më parë në zonën e Stonehenge në Britaninë e Madhe. Nga kërkimet janë zbuluar prova të një rrethi 2 kilometra të gjerë me boshte të mëdha, më shumë se 10 metra në diametër dhe të zhytura 5 metra në thellësi.

Ato rrethojnë zonën antike të Durrington Walls, 3 kilometra larg Stonhenge-t. Nga testimet është zbuluar se boshtet i përkasin kohës së Neolitit dhe janë punuar rreth 4 500 vjet më parë. Sipas ekspertëve, rreth 20 prej tyre shërbenin si kufi në lidhje me një zonë të shenjtë.

Arkeologët janë shprehur se ky zbulim do t’i ndihmojë që të kuptojnë më mirë jetesën komplekse të njerëzve mijëra vjet më parë. Ky studim u krye nga akademikë të universiteve të ndryshme në Britani, si ai i St. Andrews, Birmingham, Warwick, Glasgoë etj./tvklan.al