Restauruesi i mobilieve tenton ta pastrojë pikturën baroke – rezultati skandaloz

Restauruesi i mobilieve tenton ta pastrojë pikturën baroke – rezultati skandaloz

Kuriozitete June 24, 2020 - 11:33

Një koleksionist privat i artit në Spanjë ka mbetur i tronditur nga restaurimi i dështuar i një pikture nga artisti i stilit barok, Bartolome Esteban Murillo.

Sipas “Europa Press” të Spanjës, koleksionisti nga Valencia pagoi 1,200 euro që piktura të pastrohej nga një restaurues mobiliesh, transmeton Zer.info.

Restauruesi tentoi ta rregullonte atë, por përkundër dy përpjekjeve, piktura “Immaculate Conception” ka mbetur e panjohur.

Incidente të ngjashme me “restaurime” në Spanjë kanë ndodhur edhe më parë. Në vitin 2012, kur një famullitare e moshuar tentoi të restauronte në kishën e saj lokale afër Zaragozas, një afresk të shtrenjtë të Jezu Krishtit, puna e saj bëri që pikturën e shkatërruar ta quajnë “Majmun Krisht”, shkruan BBC.

Image

Një statujë e shekullit të 16-të e Shën Gjergjit në një kishë në Navarre tërhoqi vëmendjen e publikut pas restaurimit të tij, të cilën njerëzit e krahasuan me pamjen me një figurë të lodrave “Playmobil”.

Image

Aktualisht nuk ekziston ndonjë ligj në Spanjë që i ndalon njerëzit të restaurojnë veprat e artit, edhe nëse nuk kanë aftësi restauruese.

Në një deklaratë, Shoqata Profesioniste e Restauruesve dhe Konservatorëve në Spanjë (Acre) dënoi mungesën e mbrojtjes ligjore ndaj veprave të artit, dhe e quajti incidentin e fundit si një akt “vandalizmi”.

“Kjo mungesë e rregullores përkthehet në mungesë të mbrojtjes së trashëgimisë sonë”, tha “Acre”.

“Viteve e fundit, profesionistët e restaurimit janë detyruar të emigrojnë ose të lënë profesionet e tyre në mungesë të mundësive”, shtoi Shoqata, duke paralajmëruar se industria ishte në “rrezik të zhdukjes” në Spanjë. /Zëri