Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Shtëpia e lindjes se Hitlerit kthehet në stacion policor

Shtëpia e lindjes se Hitlerit kthehet në stacion policor

Kuriozitete July 07, 2020 - 20:41

Stefan Marte nga ndërmarrja arkitekturore “Marte.Marte”, e cila fitoi garën për adoptimin e shtëpisë së lindjes së Adolf Hitlerit, thotë: “Është një fakt i trishtë që Adolf Hitleri lindi këtu, por është vetëm vendlindja”.

Lidhja e ndërtesës me epokën naziste ishte e shkurtër në krahasim me historinë shumë më të gjatë të saj si pasuri e patundshme, tregon ai, shkruan DW.

Në shekullin XVII, dy ndërtesa në Braunau am Inn, që gjinden rreth 60 kilometra nga Salzburgu i Austrisë, shërbenin si tavernë dhe birrari. Ndërtesat më vonë u bashkuan dhe më pas u përshtatën në apartamente në rrugën e quajtur “Salzburger Vorstadt”, raporton Zeri.info.

Shumë vite më vonë, kah fundi i shekullit të 19-të, një çift i martuar u zhvendos në një prej apartamenteve, dhe më 20 prill të vitit 1889, aty lindi fëmija i parë nga gjashtë sa kishin gjithsejtë. Dhe është pikërisht kjo lindje që e ka bërë këtë shtëpi në Braunau temë të debatit kundërthënës sot: djali i tyre, Adolf Hitler, që më vonë u bë edhe diktator, do të niste Luftën e Dytë Botërore, të ishte përgjegjës për Holokaustin dhe të sillte vuajtje të papërshkruara në botë.

Në epokën socialiste, partia antisemite NSDAP themeloi një qendër kulturore me një bibliotekë publike dhe galeri për nder të Hitlerit në shtëpinë ku lindi. Pas luftës, ushtarët amerikanë hapën një përkujtimore atyre. Më vonë, ajo shërbeu si bibliotekë, pastaj si shkollë dhe më në fund, për më shumë se 30 vjet, një punëtori për personat me aftësi të kufizuara.

Shtëpia u mbyll në vitin 2011 në mungesë të renovimeve dhe prej asaj kohe ka mbetur e zbraztë. Në vitin 2017, Austria shpronësoi atë pas një mosmarrëveshjeje të gjatë që kishin në lidhje me mënyrën se si duhet të përdoret ndërtesa. Ajo përfundoi duke mos u shkatërruar në përputhje me rregulloret që mbrojnë monumentet historike.

Tani ndërtesa po rinovohet: ajo do të shndërrohet në shtabin qendror policor dhe në stacion policor të distriktit Braunau, si simbol i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe i imunitetit ndaj persekutimit. Rindërtimi do të kushtojë 2 milionë euro dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2022. /Zëri