Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
 Unazës që iu trefishua çmimi

Unazës që iu trefishua çmimi

Kuriozitete July 25, 2020 - 22:38

Unaza e fejesës prej smeraldi dhe diamante që filantropi amerikan Howard Hughes i bleu yllit të Hollivudit, Katharine Hepburn në 1938 është shitur në një ankand në Los Angeles për 108,000 dollarë.

Në fillim çmimi i kësaj unaze ishte rreth 30 mijë dollarë, por u shit me një vlerë tre herë më të madhe nga çfarë ishte parashikuar. Jo vetëm unaza, por edhe  koleksion i letrave të dashurisë të Hepburn u shit për 44.8 mijë dollarë. Në total ishin 55 letrat e saj të shkruara me dorë, disa shënime dhe kartolina.

Shtëpitë e ankandit në Los Angeles kanë bërë me dije se edhe disa sende me vlerë të filantropit Hughes janë shitur me një çmim shumë herë më të lartë.

Pjesë e këtij koleksioni ishte xhaketa e lëkurës që ai veshi ndërsa pilotonte hidropalnin e tij personal Spruce Goose me gati 89,600 dollarë, një pikturë ku ishte e vizituar Hepburn, një kapele dhe markën e biznesit të tij me një vlerë 51,200 dollarë.

Hughes dhe Hepburn kurrë nuk arritën që të bënin një dasmë dhe fejesa e tyre zgjati shumë pak. Historia e tyre e dashurisë pushtoi skenën e Hollywood, ku u realizuar edhe filmi “Aviator”, që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër më të famshmit.

Në letra, Katharine Hepburn përdorte emra të ndryshëm për t’i shprehur dashurinë Howard me pseudonime të tilla si C. Mouse etj. Blerësit e këtyre koleksioneve kanë mbetur anonim.

Klan Plus