Zbulohen gjurmë njeriu mijëravjeçare

Zbulohen gjurmë njeriu mijëravjeçare

Kuriozitete August 27, 2020 - 15:21

Gjenden gjurmët më të lashta fëmijërore mbi planetin tonë. Janë rreth 1.2 milionë vjet të lashta, të zbuluara përgjatë një lumi prehistorik në Etiopi. Gjurmët e gjetura janë si një fotot e momenteve të fëmijërisë dhe lojërave në ujë të specieve njerëzore parahistorike si Homos Erectus/Ergaster ose ndoshta Homo Heidelbergensis.

Sipas autorëve të grupit kërkimor, kjo është një provë direkte shkencore që konfirmojnë një moment teksa fëmijë të njerëzve të lashtë laheshin në ujërat e lumit, gjë që vërteton se kjo lloj loje, që ende sot aplikohet, tregon se i ka rrënjët  në sjellje njerëzore arkaike.

Sipas studiuesve vendi ku kanë mbetur të shënuara këto gjurmë ka qenë zonë me ujë, apo moçalishte, që shpesh herë gjatë historisë është mbuluar nga hiri vullkanik.

Pranë gjurmëve njerëzore, janë gjetur edhe gjurmë kafshësh dhe guackash, çka tregon se njeriu prehistorik hynte në ujëra të ulëta ashtu sikurse bënin edhe kafshët.

Klan Plus