Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Gruaja që jetoi 100 vite në shtëpinë e njejtë

Gruaja që jetoi 100 vite në shtëpinë e njejtë

Kuriozitete September 22, 2020 - 17:36

Një grua angleze ka festuar ditëlindjen e saj të 100 në shtëpinë ku ka jetuar gjatë gjithë jetës së saj.

Vera Bunting ishte 6-muajshe kur u transferua në banesën ku jeton edhe sot e kësaj dite. Ajo ka refuzuar 4 propozime për martesë vetëm që të qëndronte në shtëpinë e saj.

“Kam pasur 4 propozime nga fundi i luftës, por nuk doja të martohesha sepse më pëlqente që të udhëtoja. Gjithashtu, nuk doja të ikja nga shtëpia ime sepse është një shtëpi shumë e bukur”, tha 100-vjeçarja për “The Mirror”.

“Kurrë nuk kam dashur që të jetoja diku tjetër. Kam qenë e lumtur në shtëpinë time”, shtoi Vera.

Image

Image