Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në histori

Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në histori

Kuriozitete October 07, 2020 - 11:39

Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në të gjithë botën, njoftoi shërbimi i motit Copernicus.

Ai ishte për 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ka vendosur rekordin e mëparshëm të lartë.

Shkencëtarët thonë se ky është një tregues i qartë i temperaturave që nxiten nga emetimet e gazrave, që bën shoqëria njerëzore.

Copernicus, që është programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, tha se ngrohtësia në Arktikun Siberian vazhdon të jetë shumë mbi mesataren.

Ky vit po ashtu parashikohet të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Sipas të dhënave të BE-së, që nga fundi i viteve 1970, temperaturat globale janë rritur për 0.2 gradë Celsius çdo dekadë./rel