Gruaja lind nëntënjakë, në ultrazë nuk i dolën dy

Gruaja lind nëntënjakë, në ultrazë nuk i dolën dy

Kuriozitete May 05, 2021 - 11:13

Një grua është bërë nënë e nëntë fëmijëve pasi mjekët nuk i dalluan dy nga foshnjat e saj në ultrazë.

Halima Cisse, 25 vjeçare nga Mali, tërhoqi vëmendjen e kombit të Afrikës Perëndimore kur lindi foshnjat e saj me anë të prerjes cezariane.

Mjekët fillimisht menduan se ajo do të lindte shtatë foshnje pasi ajo bëri një ultrazë. Ajo u dërgua në Marok për kujdes specialist në muajin mars dhe më pas lindi.

Ministri i Shëndetësisë së Malit, Fanta Siby tha: “Të sapolindurit (pesë vajza dhe katër djem) dhe nëna janë mirë”.

Mjekët nuk i dalluan dy nga fëmijët e zonjës Cisse në skanimet me ultratinguj.

Nëntënjakë janë jashtëzakonisht të rrallë dhe komplikimet mjekësore që lidhen me shumë lindje shpesh nënkuptojnë që disa nga foshnjat nuk arrijnë moshën e plotë, transmeton Klan Kosova.