“Ferrari” ngec në rrugën e ngrirë në Veternik, i dalin në ndihmë qytetarët [video]

“Ferrari” ngec në rrugën e ngrirë në Veternik, i dalin në ndihmë qytetarët [video]

Kuriozitete January 11, 2022 - 10:51

Gjatë ditëve të fundit kanë filluar reshjet e borës në Kosovë, teksa ditën e djeshme qytetarët kanë hasur në vështirësi për qarkullim në komunikacion.

Po ashtu dje edhe një video nga Prishtina është bërë virale në rrjete sociale, ku shihen disa qytetarë duke e shtyrë veturën luksoze "Ferrari" në Veternik, pas reshjeve të borës e problemeve në ngjitje.

Ndërsa, sot Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët e vendit janë të qarkullueshme, por ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.